ATHINE- Zjarret që përfshinë periferinë e Athinës kanë shkaktuar dëme të mëdha, ku përveç 81 të vdekurve, qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Përveç kërkimeve në ndërtesat e shkrumbuara dhe në pyll, kontrolle po kryen edhe në det. Zhytësit kanë bërën kërkime në pjesën e Atikës juglindore, për të mbledhur sado pak informacione apo për të gjetur persona të zhdukur. Zougla.gr. shkruan se aksioni i zhytësve nisi që në mëngjes, ndërsa ata arritën që të gjenin disa sende personale të një personi që rezulton i zhdukur, një palë pantallona, si dhe portofolin e tij, bashkë me kartat e kreditit. Bëhet fjalë për Stefanos Markopoulos.

“Tabloja është shumë e trishtë dhe tronditëse. Kudo ndihet katastrofa”, tha një nga zhytëset. Mes sendeve të gjetura janë celularë, shapka, apo dhe syze dielli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb