Tomas Strakosha është ndëshkuar nga ana e trajnerit Kristian Panuçi, që nuk ka toleruar vonesën e portierit të Lacios, që nuk mundi të ishte prezent ditën e djeshme në orarin e caktuar në grumbullim.

Strakosha ka telefonuar trajnerin dhe e ka njoftuar se ka humbur fluturimin e tij drejt Tiranës dhe se ardhja e tij do të shtyhej me disa orë, por Panuçi ka qenë i prerë, duke i thënë gardianit të Lacios që të mos vinte fare dhe e ka zëvendësuar atë me portierin e Laçit, Gentian Selmanin.

Strakosha ka respektuar vendimin e trajnerit, ndërsa ditën e sotme ka reaguar duke postuar në Instastory një foto të tijën me fanellën e Kombëtares dhe flamurin kuqezi, shoqëruar me këngën e raperit të njohur amerikan, Eminem, “Till I collapse”, një këngë e cila bën thirrje që askush të mos dorëzohet përpara vështirësive.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(j.s/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb