TIRANË

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bashku në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë shumë të përqendruar. Madje ambasadori i OSBE ka në tavolinë dhe një bllok shënimesh ku me sa duket sapo ka shkruar diçka.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes të dyve por sigurisht që aktualiteti politik nuk mund të jetë shmangur nga takimi, aq më tepër që OSBE është shprehur kundër djegies së mandateve nga opozita.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për kundërshtitë e ndërkombëtarëve ndaj aksionit të opozitës, Duma në një intervistë të publikuar në “BalkanWeb” pak ditë më parë shprehej se nuk mund të injorohen shqetësimet e tyre, por theksonte se opozita po sakrifikon nga vetja pikërisht për të ruajtur thelbin e institucioneve kyçe të demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb