TIRANË

Ndërsa pritet që opozita e bashkuar të mbushë pak pas orësh bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” në protestën e radhës kombëtare, të shumtë janë vizitorët e huaj të cilët ndodhen në sheshin para kryeministrisë.

Në videon e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Erjon Skëndaj, grupe vizitorësh shihen teksa filmojnë apo fotografojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili sot nuk ofron panoramën e përditshmërisë.

Godina qeveritare është nën masa të forta sigurie, e rrethuar me gardh metalik, ndërsa nga ana tjetër, organizatorët e protestës, janë në minutat e fundit të përgatitjes, të fonise, apo podiumit ku pritet të ngjitet pas pak orësh kreu i PD-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb