Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” ka marrë formën e tij përfundimtare. Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një granti 11 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Katarit.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb