Partizani sot në një njoftim për mediat lajmëroi se Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i të kuqve dhe vendin e tij do ta marrë zv/trajneri Klevis Dalipi.

Në njoftimin e klubit kryeqytetas thuhet qartë se ky vendim erdhi si pasojë e barazimit në sfidën e djeshme kundër Teutës, por nga një hulumtim duket e qartë se ky rrotacion kishte kohë që bluhej te Partizani, për të mos thënë se vendimi ishte marrë kohë më parë.

Klevis Dalipi, tashmë trajneri i Partizanit, me datë 15 shkurt në një postim në rrjetet sociale shkruante: “FK Partizani… Dikur e kam pasur ëndërr ta vesh si futbollist sot jam shumë pranë ta realizoj si trajner…”
dalipi
Fjalë që nuk kanë nevojë për shumë interpretim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb