ELBASAN
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas thirrjes për referendum, për të cilin lajmëroi se ditën e hënë do të propozojë detaje konkrete se si do të funksionojë kjo ide, këtë fundjavë ka zgjedhur të çlodhet në Elbasan.
Me një postim në “Facebook”, kreu i shtetit ka publikuar një foto brenda një baçe në Elbasan, ku thotë se hurmat e këtij qyteti janë të pakrahasueshme.
“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”-shkruan Meta.
Nuk dihet mesazhi që ka dashur të përcjellë Kreu i Shtetit, ndërsa ka treguar se do të mbetet ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.