Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe mbresat, që ka përjetuar gjatë takimeve me banorët e Rozhajës.


Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar ka pohuar se dashuria që përcjellin këta banorët për Flamurin Kombëtar  janë tregues të prosperiteti.


Meta u ndal gjithashtu edhe tek bukuretë natyrore të kësaj zone.


“Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen”, shkruan Presidneti Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)