GJERMANI

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjermani ka vazhduar takime me figura dhe të njohura të politikës gjermane.  Me një shënim në “Facebook”, Kurti thotë se objekt i bisedës me zyrtarët gjermanë kanë qenë temat e rëndësishme socio-politike si dhe vijimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, z. Jan Hecker. Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me z. Jens Uëe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, z. Fritz Felgentreu dhe z. Nils Schmid. Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb