TIRANË- Transgjinorja shqiptare që njihet me emrin “Linda” nuk arriti të fitonte zemrat e njerëzve me historinë e saj, ndonëse propozoi live edhe prezantuesen Arbana Osmani.

Në rrjetet sociale ajo është përballur me një lumë kritikash, ku pjesa më e madhe e tyre e cilësonin ndërrimin e gjinisë një degjenerim që dëmton themelet e familjes.

Duket se “Linda” nuk e ka përballur dot mendimin ndryshe, duke iu përgjigjur të gjithë kritikuesve me një foto ku nxjerr gishtin e mesit, por edhe me komente të tipit “Hitleri do ju vriste të gjithëve”.

Më tej ajo shprehet se “është ajo që është” dhe se nuk i intereson opinioni i të tjerëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: