Filip Karadjordevic, djali i vogël i princit trashëgimtar të kurorës serbe, Aleksandar Karadjordjevic u martua dje në Beograd gjatë një ceremonie të zhvilluar në katedralen e kryeqytetit serb, martesa e parë e një trashëgimtari të familjes mbretërore në 95 vite.

Princi Filip, 35 vjeç u martua me Danica Marinkovic, artiste e moshës 31 vjeçare, vajza e një piktori të famshëm serb, Milan Cile Marinkovic.

Serbia Royal Wedding

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë të krijuar për rastin në fjalë nga stilistja serbe, Roksanda Ilincic, mjaft e njohur pasi veshjet e saj të kuruara blihen nga gra me pozitë si dukesha e Kembrixhit dhe Michelle Obama.

Ceremonia u mbajt nga patriarku i Kishës ortodokse serbe, Mgr Irinej.

Filip Karadjordjevic, i biri i Maria da Glória nga Orléans-Bragance, ku Aleksandar Karadjordjevic u divorcua në 1983, ka një vëlla binjak Aleksandre dhe një vëlla më të madh Petar, 37 vjeç.

Serbia Royal Wedding

Serbia Royal Wedding

Serbia Royal Wedding

Serbia Royal Wedding

Serbia Royal Wedding

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb