Ambasadori i Kosovës në Japoni Sabri Kiçmari mori pjesë në takimin festiv të Shoqatës Kosovaro-Japoneze kushtuar 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Japonezët që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë, u takuan për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re: shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës 17 vite më parë, shkruajnë mediet e Kosovës.

Ambasadori Kiçmari ka folur për historikun e krijimit të Republikës së Kosovës. Ai ka falënderuar Qeverinë e Japonisë dhe zyrtarët e të gjitha niveleve si dhe qytetarët japonezë për kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe sidomos shtetndërtimin e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: