PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit.
Koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” çeli zyrtarisht në sheshin “Nënë Tereza” përpara mbështetësve, fushatën elektorale. Opozita prezantoi fillimisht kandidatët në 12 qarqet e vendit dhe më pas filluan fjalimet.
I pranishëm ishte edhe strategu i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita i cili mbajti edhe një fjalë në podium. Drejtuesi i fushatës së PD kërkoi votat për ish-kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se vendit i duhet dhënë shpresë dhe mundësi. Ndërsa qeverisjen e Edi Ramës e quajti dështim 12-vjeçar.
BalkanWeb sjell pamjet e mitingut elektoral të PD.
(BalkanWeb)