TIRANË

Partia Demokratike ka publikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit të kaluar përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale. Kreu i saj, Luzim Basha përmes rubrikës “InstaStory” në formë fotografike ka prezantuar të gjitha aktivitetet.

Ngjarjet e zgjedhura nga kreu i selisë blu kanë tipologji të ndryshme, ndërsa si e para mes tyre renditet protesta e 27 janarit të 2018 e ndjekur nga përmbytjet në Shkodër me 23 mars. Gjithashtu mes tyre gjen vend edhe mbledhja e opozitës së bashkuar kundër bandave në qytetin e Shkodrës, mbledhje kjo e cila u zhvillua me 3 shtator.

Teksa muajt marrin ditët e tyre, edhe Partia Demokratike ka patur agjendën e vet dhe mes tjerash ajo ka dalë në mbrojtje të kauzës për Teatrin Kombëtar.

Në fotot e publikuar nga Basha zë vend edhe mbështetja që PD ka treguar për banorët e “Unazës së Re”, të cilët për 61 ditë radhazi protestojnë në rrugë duke kundërshtuar projektin për prishjen e shtëpive të tyre. Si një nga temat kryesore të përzgjedhura nga Basha është edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, ngjarje kjo e mbajtur me 15 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb