LETONI
Një ditë pas shpërthimit tragjik që i mori jetën nëntetares shqiptare, Zarife Hasanaj në Letoni, në kampin Adazi, është zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim të saj.
Në ceremoni mori pjesë i gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën dje nga shpërthimi i një mine në kampin Adazi të Letonisë. Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur edhe dy efektivë të forcave të armatosura shqiptare komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Drejt Letonisë u nis pasditen e djeshme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, e cila ndërpreu vizitën zyrtare në Itali, ndërsa sot një grup i task forcës udhëtoi drejtoi vendit baltik për të ndjekur hetimet dhe shkaqet e shpërthimit të minës. Ky grup do të ndjekë nga afër mbledhjen e provave mbi ngjarjen së bashku me autoritetet e Letonisë.
(BalkanWeb)