TIRANE

Tre orë zgjati protesta e sotme e demokratëve përpara Parlamentit, për tu zhvendosur më pas tek Kryesia e Kuvendit aty ku shumica e opozitarëve dorëzuan mandatet e deputetëve për të qënë nga sot qytetarë të lirë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e pluralizëm që në Parlament të mos ketë opozitë, por viti 2019-të mund të shënohet i tillë. Për herë të parë në demokraci, opozita vendos t’ja kthejë mandatet popullit duke lënë bosh vendet në Parlament.

Opozitarët kanë pasur mbështetje popullore, siç duket edhe në fotot e siguruara nga LSA-ja për të vazhduar me vendimin e tyre. Nga ana tjetër askush prej ndërkombëtarëve dhe selive diplomatike në Shqipëri nuk i ka mbështetur.

Whatsapp Image 2019 02 21 At 15.38.32 (1)
Whatsapp Image 2019 02 21 At 15.38.32 (1)

Ndryshe nga protesta e 16 shkurtit, protesta e zhvilluar sot para Parlamentit nuk qe e dhunshme, ndonëse garda dhe policia siç mund t’i shihni në foto kanë marrë masa maksimale për të parandaluar çdo rast të mundshëm.

Whatsapp Image 2019 02 21 At 15.38.25
Whatsapp Image 2019 02 21 At 15.38.25

Megjithatë kjo nuk është protesta e fundit. Siç deklaroi edhe Lulzim Basha protesta të vazhdueshme do të ketë edhe në rrethe, kudo ku qytetarët nuk pajtohen me qeverinë, që siç e quajnë opozitarët është kthyer tashmë në një regjim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb