FIER

Policia e Fierit ka dhënë informacione zyrtare pas plagosjes së efektivit të FNSH-së Aranit Karemani gjatë protestës së opozitës në Fier. Policia thotë se protestuesit tentuan të çanin kordonin policor dhe se goditën me sende të forta efektivin, i cili ka marrë mjekim në spital Ndërkaq policia po analizon pamjet filmike për zbulimin e autorit.

“Sot paradite, në vendin e quajtur ‘ETC’ u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues. Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë. Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit”, deklaron policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb