KORÇË

Dy ngjarje, të shënuara brenda një ore, kanë shkaktuar frikë në qytetin e Vlorës dhe atë të Korçës. Në qytetin bregdetar, një ish-mësues fiskulutre u qëllua me armë teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu “BalkanWeb” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e Korçës, ku disa persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt një shtëpi, e cila rezulton në pronësi të një personi me të shkuar problematike në fushën e narkotikëve. Dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë pazaret e prishura në fushën e narkotikëve.

A585ce3d 4fbb 4ad9 B9e6 C7cdf297f91f
A585ce3d 4fbb 4ad9 B9e6 C7cdf297f91f

Shtëpia, e cila ishte shënjestra e autorëve, është në pronësi të shtetasit, Juxhin Kulla. Ky i fundit rezulton me precedent penal,  një emër ky jo i panjohur edhe për Policinë e Shtetit. Burimet policore i thanë “BalkanWeb” se në momentin e ngjarjen, Kulla ka qenë në oborrin e banesës së tij, ndërsa të shtënat dyshohet se kanë qenë thjesht një paralajmërim për të.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb