TIRANË

Policia e Shtetit ka surprizuar një fëmijë të vogël në Bathore, i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen.

Përmes një posti të shpërndarë në faqe zyrtare, Policia e Shtetit shprehet se tashmë drejtuesit e makinave duhet të bëjnë kujdes.

Mes tjerash ajo shkruan se fëmija nga Bathorja me emrin Kevin do të monitorojë rregullat e qarkullimit duke mos kursyer edhe gjobat për shkelësit e ligjit.

Policia dhe Ministria e Brendshme kanë shpërndarë edhe dhurata për Kevinin, ndërsa për post lodrave si makina policie, atij iu dhurua edhe uniforma e Policisë së Shtetit së bashku me mjetet e tjera të patrullimit.

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri ? Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi ? Falenderojmë Ministria e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit ???? #PoliciaQeDuam #BehuBabagjyshi #BeSanta #BabagjyshiSekret #SecretSanta #Beso #Dhuro #Gezo #Lumturo #Frymezo”, thuhet në postin e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb