KELCYRE- Si rezultat i operacionit të koduar policor “Limari”, në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.
20597423_2012939892325705_1804255455851185977_n (1)

20526144_2012940002325694_6411042676010907434_n

20622024_2012939985659029_2811003540977434647_n

20622174_2012939938992367_915009552021788506_n

20638047_2012939915659036_4258343613117275968_n

20597423_2012939892325705_1804255455851185977_n
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për të cilët policia nuk jep më shumë të dhëna për arsye hetimi.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb