TIRANE

Policia e Shtetit ka prezantuar nismën më të re për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve nga ana e Rrugores.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Policia e Shtetit paralajmëron se do të publikohen rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve, vetëm e vetëm me qëllim sensibilizimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë

Publikimi i rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve ka vetëm një qëllim: Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Rastet janë evidentuar gjatë fundjavës nëpërmjet mënyrës së re të monitorimit dhe kontrollit të qarkullimit rrugor nga Policia Rrugore

Ndihmo dhe ti në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb