ELBASAN

Ish-kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Edmond Spaho me anë të një postimi një “Facebook” ka denoncuar Policinë e Shtetit, ndërsa shprehet se këta të fundit monitorojnë në mënyrë të paligjshme me kamera godinën e selisë blu në qytetin e Elbasanit. Ai ka publikuar edhe foto, që sipas tij tregojnë survejimin që i bëhet selisë blu në qytetin e Elbasanit.

“Shikojini maskarenjte e policise se si vrojtojne me kamera godinen e PD ne Elbasan. Shtet diktatorial e policor qe i ka hyre frika ne palce. Juve po ju vjen fundi dhe nuk ju shpetojne dot kamerat, sikurse nuk shpetuan dot bllokun ne vitin 1990”, shkruan Spaho ndërsa ka postuar edhe foto nga ku duhen kamerat e sigurisë”-shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: