Manchester United zhvilloi dje një nga ndeshjet më dramatike të sezonit, duke përmbysur diasavantazhin e dy golave në derbi kundër Manchester City-t. Ky rezultat i hoqi mundësinë skuadrës së Guardiolës të festonte titullin në “Premier League” kur kanë mbetur ende edhe 5 javë për t’u luajtur, ndaj për ‘djajtë’ kishte dy arsye për të festuar.

Çuditërisht gjatë ndeshjes, për shkaqe ende të panjohura sipas mediave britanike, Manchester United ka postuar në rrjetin social ‘twitter’ një status me emrin e James Rodriguez, futbollistin e Real Madrid të huazuar të Bayern Mynchen.

screenshot_20180407-130715-e1523123436465

Ky status është fshirë shpejt nga faqja, por gjithsesi nuk ka shpëtuar pa u vënë re. Në mungesë të informacionit të saktë media britanike mendojnë se James është objektivi i merkatos për Manchester United, ndaj është bërë edhe postimi.

United ka kërkuar edhe më parë të blejë mesfushorin kolumbian, por nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madrid.

Real Madrid v Atletico Madrid - UEFA Champions League - Final - San Siro

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb