TIRANË- Djali i ish-Guvernatorit Ardian Fullani është bërë mjaft i njohur në mediat rozë nga postimet e tij në rrjetet sociale që kur u shfaq duke fshirë djersët me një kartëmonedhë 500 euroshe. Jeta që bën Erik Fullani ka qenë shpesh pjesë e shkrimeve, ndërsa kohët e fundit u përfol edhe për ndarjen nga e dashura.

Në një postim të çuditshëm, që nuk dihet nëse ia dedikon ish të dashurës apo ndonjë femre tjetër Eriku ka mërzitur mjaft fansa. “Ajo më kërkoi të isha magjik sonte, kështu që unë e q*** dhe u zhduka”,- shkruan ai në profilin e tij në Instagram.

Të shumtë janë ndjekësit që habiten dhe i kujtojnë mungesën e edukatës, por edhe lekët e babit.

“Të rrofshin lekët e babit se edukatën e ke harruar në shtëpi…lol”,- shkruan njëri nga ndjekësit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb