Ka vijuar edhe sot ne mëngjes aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë se Tiranës për prishjen e ndërtimeve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Pas shembjes mbrëmjen e djeshme të dy shtëpive të para, mjetet e IMT-së dhe Bashkisë së Tiranës nisën punën që në orët e para të mëngjesit për shembjen e dy objekteve të tjera.

Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për dy ndërtime që janë në aksin kryesor të këtij segmenti, në afërsi të sheshit “Shqiponja”. Familjet që zotëronin ndërtimet që u prishën sot janë sistemuar në banesat sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi mëngjesin e sotëm fotot nga familjet e para të cilat janë transportuar me automjetet e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës në apartamentet që janë mobiluar me të gjitha orenditë dhe me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.

“Një fillim i ri për të gjithë! Familjet e para që preken nga projekti i Unazës lanë banesat primitive pa leje mbi kolektorë në gjurmë të rrugës, për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale. Koha që njerëzit të bëjnë llogarite e tyre, jo të shqupit që i ka mish për top”, shkruajti Veliaj në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje të vazhdueshme banorëve të zonës së Astirit që të distancohen nga përdorimi politik që sipas tij, po u bën opozita dhe të aplikojnë sa më parë pranë Bashkisë Tiranë për të përfituar nga programet e saj sociale. Veliaj bëri të ditur se për të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie do të ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb