TIRANË

Goma te djegura, drurë, dhe mbetje të lëndëve piroteknike të hedhura nga protestuesit, është ajo që ka mbetur nga 3 orë protestë parlamentit.

Në ndryshim nga protestat e mëparshme policia këtë të martë nuk e përdori gazin lotsjellës pavarësisht se ndaj saj është qëlluar vazhdimisht me shashka, tymuese, bidona me akull, dhe lloj lloj sendesh të forta. News24 ka siguruar foto të disa prej sendeve të sekuestruara si provë material, të cilat u hodhën në drejtim të forcave të policisë. Në afërsi të parlamentit, pranë një trotuari, gjatë protestës policia sekuestoi edhe një cantë me mjete pirotektnike e cila ishte lënë aty nga protestuesit.

Nga protestuesit pati vetëm një tentativë për të hyrë në brëndësi të parlamentit nga dera e pasme e tij, por kjo u shua shpejt me ndërhyrjen e gardës e cila hodhi ujë në drejtim të protestuesve.

Pa incidente kaloi edhe hyrja e deputetëve në seancë. Për të sigurinë e tyre policia e shtetit kishte bllokuar me kordon metalik si edhe punonjës policie nga rendi e shqiponja tek të dyja hyrjet e pedonales, duke penguar çdo person civil të kalonte.

Pas përfundimit të protestës policia grumbulloi pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara para parlamentit  dhe pritet që grupi hetimor i ngritur për këtë rast të identifikojë personat që shkaktuan incidentet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: