Megjithëse numri i policëve që janë vendosur për të siguruar protestën e PD-së dhe për shmangur sulmin mbi objektet qeveritare është ulur ndjeshëm, Kryeministria është rrethuar me një barrikada hekuri për të mos lejuar protestuesit të shkelin në hapësirën e godinës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se nga 1500 efektivë që ishin dje, sot janë vetëm 40 efektivë që janë vendosur tek godina e Kryeministrisë. Ndaj për të zëvendësuar kordonin fizik janë vendosursi gardh kangjellat e hekurit.


Efektivët kanë vendosur një rrethim metali para kryeministrisë. Janë nga 20 efektivë nga secila anë e çadrës. Qarkullimi i mjeteve në bulevard nga Presidenca deri tek piramida është bllokuar, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë incident.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb