TIRANË

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar në këto momente është mbledhur për të protestuar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duke dënuar aktin e dhunimit të qytetarëve dhe të sekretarit organizativ, Sahit Dollapit.

Përfaqësues të ndryshëm të selisë blu po qëndrojnë në krah të qytetarëve, ndërsa në mesin e tyre  është edhe gruaja e liderit demokrat, Aurela Basha. Gjithashtu edhe ditën e djeshme, bashkëshortja e Lulzim Bashës ka qendruar në protestë te drejtoria, ku nuk munguan as përplasjet mes policisë dhe qytetarëve.


“BalkanWeb” sjell me foto edhe të pranishmit e tjerë, ku vihen re edhe aleatët e Partisë Demokratike si kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu si dhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb