Qytetari i moshuar i cili pësoi lëndime nga djegiet e shkaktuara nga molotovi gjatë protestës së opozitës, është babai i aktores Juli Emiri.

Kujtim Emiri ka pësuar djegie në trup. Sipas protestuesve, ka qenë një molotov, i cili është hedhur fillimisht drejt godinave, por ka qenë një polic, i cili e ka shtyrë sërish drejt protestuesve.

Për këtë shkak ka marrë flakë dhe babai i aktores Juli Emiri. Ai është transportuar drejt QSUT-së, dhe pas mbërritjes tek Urgjenca, bluzat e bardha e kanë dërguar tek sektori i djegieve plastike.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, ai ka pësuar djegie në pjesën e këmbëve.

Plage Ne Kembe
Plage Ne Kembe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb