FOTO/ Publikohen fotot e të rinjve që humbën jetën në diskotekën e Koçanit. Familjarët kërkuan ndihmë në rrjetet sociale
16 Mars, 2025 23:07
Madhësia e tekstit:
Familjarët e viktimave që humbën jetën në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, kërkuan të afërmit në rrjetet sociale. Të paktën 59 persona humbën jetën nga zjarri që ra në lokalin e natës.
Ata kanë publikuar fotot dhe numrat e telefonit. Kishin kaluar pak orë nga tragjedia dhe të afërmit nuk kishin asnjë informacion për familjarët e tyre.
Më poshtë galeria e fotove të të rinjve e të rejave që ishin pjesëmarrës në klubin e natës. Pjesa dërrmuese e tyre dyshohet se kanë humbur jetën mes flakëve në klubin e natës, në qytetin e Kocanit, në lindje të Maqedonisë së Veriut.
Pas tragjedisë në Kocani autoritetet arrestuan disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët kishin falsifikuar licencën e klubit të natës për të ushtruar akvititetin në kundërshtim me ligjin.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb