DURRËS

Autostrada Durrës-Tiranë është kthyer në një makth të vërtetë për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve përgjatë gjithë ditës së sotme.

Pas një vëzhgimi të kryer nga “BalkanWeb” në këtë arterie kryesore duket qartë radha kilometrike, e cila është shkaktuar si pasojë e punimeve të cilat kanë nisur me 14 shkurt për të përfunduar me 19 të po këtij muaji.

Sipas udhëtarëve, radha e mjeteve arrin në disa kilometra, ndërsa makinat e firmës së kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për të kryer punimet, qëndrojnë të parkuara anash rrugës dhe nuk punojnë.

“BalkanWeb” ka ndjekur që nga dita e parë situatën e trafikut në këtë autostradë, e cila është shoqëruar me vonesa dhe bllokime mjetesh për orë të tëra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb