Albert Krasniqi, një ndër personazhet e përfshirë në përleshjen e armatosur në konfliktin “Noizy-Cozman” në Prishtinë, qëndroi në paraburgimin e Lipjanit vetëm një muaj.
Albert Krasniqi qëlloi me armë ndaj reperit nga Shqipëria Noizy, përpara hotelit që qëndronin djemtë e grupit OTR. Menjëherë pas daljes nga paraburgimi, Albert Krasniqi dhe Cozman kanë publikuar të njëjtën fotografi në ‘Instagram’, ku duken në të njëjtën makinë, duke u kthyer në shtëpi.

“Nuk kam pasur qëllim të bëj filma dhe të sillem si njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem. Ne familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdor armën, sepse ata ishin në numër shumë më të madh, ndërsa ne ishim tre vetë. Nuk dua të mburremi me këto punë, sepse ne (Kosovë-Shqipëri) duhet të jemi një, por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të turpëroj familjen time”,- deklaroi Albert Krasniqi pas ngjarjes.

auto_Albert_Krasniqi_dhe_Cozman1476381889

Shkak për përplasjen e armatosur, u bë një sherr i nisur mes anëtarëve të tjerë të labelit OTR, të cilët fyen dhe ofenduan reperin e “Babastars” Skivi. Në ndihmë të tij erdhën Cozman dhe shoku i tij Albert Krasniqi, të cilët përfunduan nën rrebeshin e grushteve të Noizyt dhe u detyruan ta ndalnin vetëm duke e plagosur me armë.

auto_Albert_Krasniqi_dhe_Cozman21476381887
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb