GJIROKASTER– Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Bularec të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar mbeti i vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri sot me policinë.

Gazetarja Brikena Metaj teksa ka siguruar disa foto të personit që hapi zjarr ndaj bluve, Kostandinos Kaçifa, dhe me pas vdiq, raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima ishte i divorcuar, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.

Para se të largohej për në mal, duke i shpëtuar kështu policisë, 35-vjeçari kishte marrë me vete tre karikatorë, ndërsa ishte veshur me rroba si uniformë ushtrie. Fshati u ‘blindua’ nga Forcat Shqiponja, FNSH si dhe RENEA, ndërkohë që u bë dhe krehja e zonës në fjalë, për të bërë të mundur kapjen e Kaçifës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qellonte me arme zjarri, nderkohe qe mbeti i vrare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb