Ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. 34-vjeçari Rudolf Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.

Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë pak minuta pas krimit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Whatsapp Image 2021 04 19 At 15.11.38
Whatsapp Image 2021 04 19 At 15.11.38

Nikolli është futur në ambientet e xhamisë dhe ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb