Për t’u ardhur në ndihmë migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) kanë hapur një qendër në Kapshticë, afër Pikës së Kalimit Kufitar me Greqinë.

Qendra ka një kapacitet prej 60 personash dhe përfshin 17 ambiente të kompletuara. Një nga këto ambiente është për regjistrim, 10 për akomodim, dy për shërbime sanitare (një për meshkuj dhe një për femra), dy tualete, një kuzhinë dhe një lavanderi. Njësia e regjistrimit përfshin katër poste pune të kompletuara me pajisje. Të gjitha ambientet e akomodimit janë të pajisura me shtretër, dyshekë, çarçafë, jastëkë, jorganë dhe batanije. Banjat dhe kontejnerët për shërbimin sanitar kanë pesë tualete, si edhe një për migrantët me aftësi të kufizuara. Të gjitha ambientet janë të pajisura me fikëse zjarri dhe dy hidrantë kundër zjarrit të instaluar në qendër.

Përveç këtyre, janë ofruar edhe dy furgonë nga IOM, për të transportuar migrantët për në qendër dhe nga qendra për në shërbimet shtesë të nevojshëm për ta. Ndërtimi i kësaj qendre u mundësua nga IOM – Agjencia e OKB për Migracionin, në kuadër të projektit  “Përmirësimi i kapaciteteve pritëse dhe aksesit në shërbime për migrantët dhe refugjatët që hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, Korçë”, në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe me mbështetjen financiare të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) përmes Fondit për Migrantët dhe Refugjatët (MRF). “Kjo qendër është një shembull konkret i përkushtimit të IOM. Qëllimi kryesor është sigurimi i mbështetjes dhe shërbimeve të nevojshme për migrantët,” tha Znj. Argjentina Szabados, Drejtoresha Rajonale e IOM për Evropën Lindore, Evropën Jug-Lindore dhe Azinë Qendrore, në përurimin e qendrës. “Kjo qendër garanton që njerëzit në lëvizje të trajtohen me dinjitet, duke siguruar akses në strehim, kujdes mjekësor dhe siguri.”

“Projektet të tilla janë të një rëndësie thelbësore. Ato na mbështesin ne për të bërë një punë më të mirë, ndërsa ndihmojmë Shqipërinë që të arrijë standarde më të larta për qeverisjen e migracionit, në aspiratat e saj evropiane. Të drejtat e migrantëve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në qendër të përpjekjeve të Qeverisë së Shqipërisë për qeverisjen e migracionit, të përfshira edhe në Strategjinë Kombëtare për Migracionin, të miratuar së fundmi,” tha Znj. Rovena Voda, Zëvendësministre e Brendshme të Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në tetor të vitit 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve, CEB krijoi një Fond prej 28 milionë eurosh për Migrantët dhe Refugjatët (MRF), për të mbështetur vendet e saj anëtare në akomodimin dhe / ose integrimin e migrantëve dhe refugjatëve që arrijnë në territoret e tyre. Njëzet e dy vende anëtare të CEB dhe Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) kanë kontribuar në këtë Fond, së bashku me CEB, me Gjermaninë, Francën dhe Italinë në plan të parë. 22 milionë Euro janë dhënë për projekte të zbatuara nga vendet e vendosura përgjatë rrugës Ballkanike, në përputhje me mandatin e Bankës për të mbështetur personat më të rrezikuar dhe në nevojë për burime financiare. Ky është një nga këto projekte dhe një nga shumë projektet me të cilat ne kemi bashkëpunuar me IOM. Është kënaqësi të shohim sot që MRF mban premtimin e dhënë” tha Stephan Sellen, Zëvendësdrejtor i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Përmes këtij projekti, IOM gjithashtu do të zhvillojë aktivitete për forcimin e kapaciteteve për oficerët e Policisë së Kufirit dhe Migracionit për menaxhimin e flukseve të migracionit në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Trajnimet do të përqendrohen në menaxhimin humanitar të kufijve, të drejtat themelore të migrantëve,

E.Kaçorri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb