Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët e Fushë Krujës dhe të Krujës janë bërë bashkë dhe kanë protestuar kundër faktit që ata nuk kanë një hyrje-dalje në autostradë.
Gazetari Renaldo Salianji raporton për News 24 se qytetarët kanë bllokuar për 30 minuta të dyja krahët e autostradës, duke bërë që edhe qarkullimi i makinave të jetë i pamundur për pak kohë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, e cila është përplasur me protestuesit. Efektivët e shumtë në numër kanë hedhur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Si rrjedhojë, është zhbllokuar njëri krah i autostradës Thumanë-Kashar. Protestuesit kërkojnë hyrje-dalje me autostradën dhe dëmshpërblim të drejtë për prishjen e shtëpive dhe bizneseve.
(balkanweb)