Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Pedonalia e qytetit është mbushur me besimtarë, të cilët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre.

Sapo ora ka shënuar 06:30, në Pedonalen e qytetit ka nisur falja e madhe e kësaj dite mjaft të rëndësishme për besimtarët myslimanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Falja e madhe është ndjekur edhe nga qytetarë të tjerë beratas, që nuk i përkasin këtij besimi fetar. Falja e Kurban Bajramit është kryer nga Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë beratas përcjellin lutje për shëndet, fat dhe mirësi.

Festa e Kurban Bajramit vijon më pas në çdo familje beratase me drekën e madhe, ku simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb