Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë vërtetë përsipër rolin e liderit në vendet e rajonit, pasi ka ulur bashkë në një tavolinë kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës Isa Mustafa.

Pavarësisht probleme të shumta mes Kosovës dhe Serbisë, ku ‘përplasja’ më e fundit ishte ajo për pronat e Ish-Federatës Jugosllave në Kosovë, Kryeministrat po darkojnë sonte së bashku në Sarajevë.

Fotoja është postuar në Twitter, ndërsa ai që e ka publikuar shkruan “Gjithçka mund të ndodhë në Sarajavë”.

Kryeministrat Rama, Mustafa dhe Vuçiç shihen në tavolinë bashkë me liderë të tjerë të rajonit. Darka vjen pak para nisjes së punimeve të samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Bosnjes për të marrë pjesë në samitin e liderve të Ballkanit perëndimor që do të mbahet në datën 16 mars. Samitit të liderve do t’i bashkohet nesër komisioneri për zgjerim në BE Johanes Hahn, ku do të diskutohet rreth perspektivave politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor në përgatitje të samitit të 6-të të Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në korrik në Trieste.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: