TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka hapur ekspozitën e tij personale në Berlin, Gjermani. Mes copëzave artistike të krijuara nga vetë Rama, ka edhe disa punime të veçanta, të cilat gazetarja Jetona Koçibelli i ndan në rrjetet sociale.

Nga copat e letrës të mbledhjeve të qeverisë apo axhenda, këtë herë kryeministri ka marrë me vete në një formë jo fizike, disa nga ish-ministrat apo vartësit e tij. Janë disa copa letrash ku janë emrat e Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit apo Ben Ahmetajt. Në mesin e tyre dhe një porosi e pikturuar,  ku ndodhet emri i Ëngjëll Agaçit, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

“Telefono Engjellin”, shkruhet në pusullën e pikturuar nga Rama ashtu si dhe ato ku ndodhen emrat e ish-ministrave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb