TIRANË

Pas shtrimit të iftarit nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë në “Natën e Kadrit” dhe mesazhet dërguar opozitës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Ka qenë ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili ka publikuar një foto, ku sipas tij shfaqet kryeministri Edi Rama duke ecur në shtrojë përpara xhamisë ku po faleshin besimtarët. Ai e quan kryeministrin si një njeri të pa fe dhe pa atdhe.

“Natën e Kadrit përmenden Sure nga Kur’ani, jo helm nga “Kurbani”, o halabak pa fe’ e pa atdhe!!!”-shkruan ai.

Kjo përgjigje ka ardhur menjëherë pas apelit që kishte kreu i qeverisë Edi Rama për opozitën e bashkuar, të cilën e ftoi të mos largohet nga rruga e arsyes duke i kujtuar se qeveria i ka veshët e hapur dhe është gati për të dëgjuar edhe pretendimet e saj.

61367335 2348646725193076 2210783090756812800 N
61367335 2348646725193076 2210783090756812800 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb