Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, pjesë nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, ursula von der Leyen në Tiranë.

Pamjet e shpërndara variojnë nga ato formalet nga ceremonia e pritjes së saj, deri tek vizita e zyrtares së lartë të BE në zyrën e Kryeministrit, apo në momente edhe më miqësore, kur Rama zgjedh t’i tregojë diçka në telefon dhe të dy janë duke qeshur.

“Mirëmëngjes dhe me Fotoalbumin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb