Në Spanjë, dy ekipet e mëdha, Real dhe Barça, pritet të jenë sërish aktive në tregun e transferimeve. Ekipi i Ancelottit kërkon një anësor të djathtë, kjo pasi Carvajal mbylli sezonin. Edhe pse drejtuesit e klubit konfirmuan besimin ndaj kapitenit, duke i rinovuar kontratën deri në 2026, është e qartë që tekniku italian ka nevojë për një anësor të ri.

Prej kohësh, Reali ndjek nga pranë mbrojtësit anglez, Trent Alexander-Arnold. Nuk bëhet fjalë për një blerje emergjente pasi Arnold është një objektiv afatgjatë, por dëmtimi i Carvajal thjesht i detyron të përshpejtojnë negociatat.

Marca
Marca

Me sa duket, Reali ka marrë bekimin e lojtarit pasi Arnold ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Liverpool. Kjo lëvizje “alla” Perez detyron Liverpool të futet në negociata që në janar, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

Ndërkohë, në shtëpinë e Barcelonës kanë kthyer vështrimin nga Bundesliga, pasi aty janë dy okazione, Jonathan Tah e Alphonso Davies. Me bekimin e Hansi Flick, drejtuesit e Barcelonës do të tentojnë të afrojnë dy futbollistët.

Mundo
Mundo

Tah e ka mbyllur me Lverkusen, ndërsa Davies vijon të refuzojë çdo ofertë të Bayern Munich për të rinovuar kontratën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb