TIRANË

Bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me Rudina Hajdarin, kanë zhvilluar sot një takim me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti i PS-së në “Facebook”, i cili mes tjerash thotë se ka informuar zyrtarët në fjalë për ecurinë e punës së kryer nga Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore.

Postimi i Gjiknurit:

“Bashkë me kolegen e opozitës Rudina Hajdari zhvilluam një takim me raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein. I informuam ata për ecurinë e deritanishme të punës në kuadër të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.Të angazhuar maksimalisht për kryerjen e këtij procesi në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse por pa cënuar standardet dhe rrugën institucionale”-shkruan Gjiknuri.

73230503 2556846711103463 6192670566781026304 N
73230503 2556846711103463 6192670566781026304 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb