Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone do të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.

“Një investim i munguar prej 30 vitesh, tani një realitet, për banorët e Nj. 11! Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut ??? që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. Ndërhyrje thelbësore në sistemin rrugor dhe infrastrukturën nëntokësore!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në “Facebook’”, teksa poston edhe disa foto nga punimet në terren.

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb