ELBASAN- Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit, pasi disa segmente rrugore janë bllokuar. Mësohet se aksi Librazhd-Stërblevë- Qarrisht Lunik është bërë i pakalueshëm, pasi është bllokuar nga reshjet e borës.

Ndërkohë, në Labinot-Shmil dhe Gjinar-Zavalin, kalohet vetëm me zinxhirë. Sakaq, në akstin Librazhd- Qafë Thanë, qarkullimi i mjeteve vijon pa zinxhirë, ndërsa në Hotolisht, Frare, Xhyrë dhe Dardhë kalohet me zinxhirë.

Po ashtu, mësohet se qarkullimi në Prrenjas-Qafë Thanë vazhdon pa zinxhirë, ndërsa në Prrenjas-Menik-Berzeshte dhe Qukës kalohet me zinxhirë. Ndërkaq, policia është duke monitoruar situatën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: