Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë.

E instaluar më 6 dhjetor, pema e këtij viti është zbukuruar me rreth 26,000 drita që kursejnë energji, që ndryshojnë ngjyrën dhe më shumë se 1,000 zbukurime me motive tradicionale.

  • foto galeri

Për të katërtin vit radhazi, dekorimet sezonale të Krakovit janë frymëzuar nga sixhadet Jagielloniane, kryeveprat e shekullit të 16-të që zbukurojnë brendësinë e kështjellës ikonike Wawel të qytetit.

Vendin e dytë e zuri një pemë nga Gubbi, Itali, ku dritat në formën e një peme Krishtlindjesh janë vendosur në shpatet e malit Ingino, ndërsa në vendin e tretë ishte një pemë nga Rockefeller Center në Nju Jork.

  • foto galeri

Në të njëjtën kohë, aty mbahet tregu i famshëm i Krishtlindjeve në Krakov, i cili vitin e kaluar u shpall më i miri në Evropë dhe në fillim të këtij viti, revista e vlerësoi lagjen Zablocie të Krakovës si një nga më të bukurat në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb