BRITANI E MADHE – Që nga koha kur është ngjitur drejt famës, Rita Ora është bërë e njohur për stilin e saj ekstravagant të cilin e ndjek gjithmonë.

Pikërisht për këtë ka fituar miliona fansa dhe persona që tërhiqen nga ajo. Dhe mbrëmjen e djeshme ajo tërhoqi vëmendjen sërish drejt vetes kur u shfaq me grillz (proteza dekoruese për dhëmbët) në ngjyrë floriri.

Bukuroshja 26-vjeçare i vuri këta aksesor të rinj, ndërkohë që nisej për një festë me miqtë e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur edhe një bluze me një peshkaqen me dhëmbë të mprehtë, ndoshta për të ironizuar vetë dhembët e saj floriri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb