Pamjet e tmerrshme të kamerave trupore tregojnë momentin kur rojet e burgut rrahën për vdekje një të burgosur, ndërsa ai ishte me pranga në duar.

Robert Brooks vdiq një ditë pasi ai u dhunua me grushta e shkelma në një dhomë ekzaminimi në burg.

Familja e Brooks ka thënë se duan që publiku të shohë videon horror për të parë dhunën “ekstreme”.

Avokatja e familjes Elizabeth Mazur tha se “Robert Brooks u rrah për vdekje nga një grup oficerësh, detyra e të cilëve ishte ta mbanin të sigurt”.

Pamjet tregojnë Brooks të prangosur, teksa qëllohet me grushtr në fytyrë dhe goditet me shqelma në bark.

Oficerë të tjerë qëndrojnë pranë dhe shikojnë teksa i burgosuri vazhdon të abuzohet dhe gjaku fillon të rrjedhë nga fytyra e tij gjatë episodit 30-minutësh.

Sulmi brutal ndodhi në Institucionin Korrektues Marcy më 9 dhjetor në një dhomë ekzaminimi.

Brooks u dërgua në Spitalin Wynn në Utica dhe u deklarua i vdekur nga “asfiksia”, në mëngjesin e hershëm të 10 dhjetorit, raportoi Syracuse.com.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb