Einxhel Shkira, një nga prezantueset më interesante të televizionit, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Pop Culture”, teksa ka folur më shumë rreth jetës së saj personale, karrierës dhe angazhimeve të momentit. Ish e dashura e Bekim Balajt, ndër të tjera, foli edhe për një foto ku duket pranë ish-sulmuesit të Juventusit, David Trezege.
enxhi 1
Einxhel tregon se fotoja është bërë në një event të drejtuar nga ajo, ndërsa francezi ishte i ftuar. “Ishim në një event, të cilin e moderoja unë dhe Trezege ishte i ftuar special. Në atë moment, ai kërkoi të pinte diçka me mua, por unë i thash që nuk mundem”.
enxhi 2
Më tej, Einxhel zbulon edhe arsyet e refuzimit.

“Realisht nuk është se më pëlqeu. Ne krijojmë këtë idenë që këta personazhet super të famshëm janë ndonjë qenie e çuditshme, por faktikisht ishte një mashkull si gjithë të tjerët. Në momentin e parë që zbriti, filloi të gjuante kë kishte rrotull. Nuk mu duk aspak interesant”, thotë Einxhel.
enxhi 3
enxhi 4
enxhi 6
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb