Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u takuan sot pasdite edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.

Gjatë takimit  u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë.

McAllister vlerësoi veçanërisht faktin që Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perēndimor që ka një politikë të jashtme njëqind për qind të unifikuar me politikën e jashtme të BE-së di edhe kontributin e njohur të Shqipërisë për paqen në rajon. Lajmi u bë i ditur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Sapo kisha një takim të ngrohtë dhe një diskutim shumë miqësor me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister. Pranimi në BE është një fakt i bazuar në procesin e reformave. Shqipëria ka treguar se ka përparuar dhe vendimi i #Bundestag është një kornizë e mirë edhe për Europën e Bashkuar”-shkroi Balla në “Twitter”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: